Haxhi Avdyli zbulon pse PDK-ja shau e provokoi sot në Kuvend

Aktuale

Haxhi Avdyli zbulon pse PDK-ja shau e provokoi sot në Kuvend

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 14:44
Haxhi Avdyli

Deputeti i partisë Guxo brenda grupit parlamentar të VV-së, Haxhiu Avdyli, pretendon që nervoza, sharjet dhe provokimet nga depuetët PDK-së në Kuvendin e Kosovës po bëhen për shkak të ndaljes së tabelave ilegale dhe ndaljes së kontrabandës.

“Si asnjëherë më parë, sot në Kuvendin e Kosovës, ka pasur nervoz, sharje e provokime nga kolegët tanë kryesisht nga PDK-ja.

Nuk besoj që kjo nervoz po vie që u ndalën tabelat ilegale KM e as që u mbyllen rrugët e kontrabandës në veri.”, ka shkruar Avdyli në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe gjatë seancës të së enjtës në Kuvendin e Kosovës, pati debat të ashpër mes pushtetit dhe opozitës, të cilët eskaluan më sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat