Von Cramon: Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet menjëherë liberalizimi

Aktuale

Von Cramon: Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet menjëherë liberalizimi

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 16:53
Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës, pas raportimeve se në takimin e sotëm të Grupit Punues për vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian , është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor të vitit të ardhëshëm, bashkë me sistemin ETIAS.

“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian sapo ka njoftuar se Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së ka zhvilluar diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas përgjigjes shtetet anëtare kanë diskutuar rekomandimin e Presidencës Çeke për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS, duke theksuar se është arritur progres në negociata.

“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit konsensus; megjithatë, shtetet anëtare bënë progres të rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’u rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet të finalizohet puna për këtë çështje të rëndësishme sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat