Plani 9 pikësh franko-gjerman, eksperti i njohur ndërkombëtar zbërthen në detaje si do dukej raporti i ri Kosovë-Serb

Aktuale

Plani 9 pikësh franko-gjerman, eksperti i njohur ndërkombëtar zbërthen në detaje si do dukej raporti i ri Kosovë-Serb

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 20:36
Ilustrim

Rrjedhja e planit 9 pikësh franko-gjerman në media, ka nxitur reagime të shumta. Teksa Prishtina zyrtare e ka pranuar si bazë e mirë për të ecur tutje, në Beograd ende mbizotëron heshtja.

Edhe pse plani i prezantuar parasheh parimet e përgjithshme, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Paqes dhe Konflikteve në Dublin City Unversity, Gëzim Visoka i ka bërë një lexim të shpejt, si do të mund të interpretoj dhe zbërthehej më në detaje propozimi.

Për secilën pikë, ai ka dhënë interperetime e tij profesionale. 

Duke iu referuar pikës së parë, ku flet për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore mes dy shteteve, profesor Visoka ka shtuar se “kjo nënkupton marrëdhënie të mira mbi bazën e kartës së OKB-së; përcaktimin e kufijve, barazi sovrane dhe reciprocitet”.

Tek neni i tretë, ku flitet në plan për jo ndryshim të kufijve, profesor Visoka interpreton se në një rrafshë më të detajishëm, kjo do të thotë “jo ndryshim të kufijëve në baza territoriale, etnike, demarkim të kufirit dhe të ndodhë njohja e dyanshme”.

Tek neni gjashtë, ku flitet për respekt reciprok ndaj njëra-tjetrës, për profesor Visokën kjo do të nënkuptonte “implikim të njohjes së ndërsjelltë dhe pranim të sovranitetit të njëra-tjetrës”,.

Edhe tek neni i tetë që flet për shkëmbime të misioneve të përhershme, sipas Visokës e implikon gjithësesi njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat