Abrashi i LVV-së: Kosova çka të jap më shumë, veç të heqim dorë krejt prej shtetit

Aktuale

Abrashi i LVV-së: Kosova çka të jap më shumë, veç të heqim dorë krejt prej shtetit

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 22:05
Artan Abrashi

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka thënë se situata në Kosovë nuk mund të konsiderohet e zakonshme derisa thotë se Qeveria kishte paralajmëruar një gjë të tillë.

“Këto ditë është diskutuar shumë rreth çështjes së veriut, kemi një situatë që nuk mund të cilësohet si e zakonshme… Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar një situatë të tillë kjo nuk është diçka e re”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu.

“Mendoj që Kosova është në limitet e saj të kompromisit, çka të jap më shumë? Veç hekshim dorë krejt prej shtetit e këtë gjë jam shumë i sigurt që Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka për ta bërë”.

Kështu ka deklaruar Artan Abrashi, deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

I ftuar në Debat Plus, Abrashi ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu.

“Na është thënë të gjithëve në Kosovë, pa përjashtim, që pakoja e Ahtisarit ka me qenë kompromisi i fundit i dhimbshëm p0ër Kosovën, por nuk ishte kështu. Pas kësaj erdhi marrëveshja  e vitit 2011, pastaj ajo e 2013… pastaj ajo e asociacionit. Shtrohet pyetja se deri kur kështu”, ka deklaruar Abrashi.

I njëjti ka theksuar se palët duhen ulur dhe njëherit, folur për marrëveshjen në kornizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat