Shala: Asociacioni duhet të formohet, nuk guxojmë të frikësohemi

Aktuale

Shala: Asociacioni duhet të formohet, nuk guxojmë të frikësohemi

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 00:12
Haxhi Shala

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Haxhi Shala ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet.

Shala tha se nuk duhet frikësuar nga Asociacioni duke pasur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Asociacioni duhet të formohet në bazë të atyre të cilat i ka … Kushtetuta e Kosovës, përderisa ne nuk bëjmë asgjë, ne nuk e dimë se çfarë do të ketë ai Asociacion. Ne nuk duhet të frikësohemi nga asociacioni duke e pasur vendimin e Kushtetueses sonë. Ne duhet të formojmë grupet punuese, të formojmë statusin e atij asociacioni dhe të ecim përpara. Nuk guxojmë ne të frikësohemi nga asociacioni”, deklaroi ai.

I pyetur se a e cenon karakterin unitar të funksionimit të shtetit, ky asociacion, Shala është përgjigjur se “në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetutese, jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat