​Shqyrtohet kërkesa e Martin Berishaj, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar

Aktuale

​Shqyrtohet kërkesa e Martin Berishaj, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 11:43
Foto nga takimi

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka shqyrtuar kërkesën e Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar.

Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj lexoi letrën që ia kishte adresuar ambasadori Berishaj i cili kishte deklaruar se për shkak të disa takimeve të caktuara më herët nuk mund të vinte për intervestim ditën e sotme.

Ai si data kishte propozuar 29 dhe 30 nëntorin, por këto data u konsdieruan të vona nga kryesuesi i këtij komisioni, Driton Selmanaj i cili tha se meqenëse mandati i këtij komisioni përfundon më 4 dhjetor, prandaj propozoi që deri më 20 nëntor të ketë mundesi ambsadori Berishaj per intervistim.

Ferat Shala nga PDK propozoi që Besim Imeri të ftohet për intervistim. Me propozimin e Shalës u pajtua edhe bashkëpartiaku i tij, Abelard Tahiri duke thënë se ai është person kyq që ka nënshkruar tri memorandume prej të cilave kanë rezultuar me transfere 20 milionë euro.

Por në mungesë të kourumit nuk mund të vendosej nëse Imeri do të mund të intervistohet të premten e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat