Aida Dërguti: Elvis Hoxha ishte kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë

Aktuale

Aida Dërguti: Elvis Hoxha ishte kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 12:10
Aida Dërguti

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka shkruar për dikur bashkëpartiakun Elvis Hoxha, që tani llogaritet një nga njerëzit më me ndikim në rrethin e Kryeminisitrit Albin Kurti.

Sipas ish-zyrtares së lartë të LVV-së , Hoxha ka “rastisur” të jetë pjesë e protestave kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë, të cilat janë organizuar në Paris.

Ajo në “Facebook” ka shkruar se Hoxha është një demagog, që ka qenë në anën e kundër të historisë.

“Një kimist, me master ne filozofi në Paris, të cilit i rastisi të marrë pjesë në protestat kundër intervenimit tëNATO-s në Kosovë, në kohën kur shumë bashkëmoshatarë të tij nga Shqipëria iu bashkuan UÇK-së, demagog i llojit i cili dërdëllis pandërprerë për problemet e zgjidhjet politike në Kosovë, për beneficionet që i merr nga pushteti. Mos ta harrojmë që kulmi i politikes është lufta, kur ky njeri u ndodh në anën e kundërt të historisë. Shqiptarët me shekuj e kanë ditur kënd e kanë mik e kënd armik, ndonëse ishin të pashkolluar”, ka shkruar Dërguti.

Ajo ka shtuar në fund të postimit se nuk është anëtare e asnjë partie.

”Nuk jam PSD dhe aktualisht në asnjë parti, ama aktiviste e ushtare e vendit tim, deri në frymën e fundit. Këtë gjë nuk ma ndalon dot askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat