Deputetja e LVV-së: Serbia në pozicionin më të keq, s’do të ketë asociacion një-etnik

Aktuale

Deputetja e LVV-së: Serbia në pozicionin më të keq, s’do të ketë asociacion një-etnik

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka folur mbi situatën e fundit në vend, ku tha se s’ka situata që janë krijuar në Kosovës e që i kanë krijuar Serbisë.

Sipas saj, situatat e krijuara së fundi tregojnë pozicionin më të keq në të cilin gjendet Serbia dhe se tregojnë sikletin e madh që e ka ky shtet karshi këtyre situatave.

“Si rezultat i kësaj, ajo ka filluar t’i bëjë këto veprime e fundit, madje duke i tërhequr serbët edhe nga institucionet në Kosovë”.

“Pra, këtu kemi një situatë që është krijuar kryekëput nga Serbia dhe nuk ka të bëjë fare me Kosovën, pasi ne gjithmonë kemi bërë të pamundurën që në institucione të ketë integrim”, është shprehur Kryeziu në “Edicioni Special”.

Për sa i përket planit franko-gjerman, Kryeziu tha se nuk e ka parë versionin përfundimtar të tij, teksa shtoi se në rast se ky plan do ta kishte edhe çështjen e asociacionit, ai do të refuzohej.

“Nuk e di a është ose a do të jetë asociacioni pjesë e këtij plani, por ajo që unë e di është që nuk mund të ketë një asociacion i cili në bazë të vetin ka etni”.

“Pra, edhe nëse do të jetë, ne do të jemi kundër kësaj, dhe sigurisht se nëse ekziston një plan për asociacion, besoj se ekziston edhe një plan prej anës së qeverisë se si do të dilet nga kjo çështje”, është shprehur Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat