Revoltohet Nexhmedin Spahiu: Kush i vendosi flamujt e Shqipërisë (kuq e zi) në veri?

Aktuale

Revoltohet Nexhmedin Spahiu: Kush i vendosi flamujt e Shqipërisë (kuq e zi) në veri?

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 11:52
Nexhmedin Spahiu

Nexhmedin Spahiu, analist nga Mitrovica e Jugut, ka shkruar një status për pjesën veriore të Mitrovicës. Në postimin e tij, ai ka ngritur disa pyetje në lidhje me një ngjarje në veri të Kosovës.

“A u mor vesh se kush i vari nëpër shtylla gjithë ata qindra flamuj të Shqipërisë nëpër Kushtovë e Suhodoll?”, ishte pyetje fillestar e z.Spahiut.

Madje, ai ka ngritur një hipotezë paksa provokuese, në formë pyetje.

“Çka pret Policia e Kosovës që nuk e zbardhë rastin se cili shërbim inteligjent i huaj ka financuar këtë veprim për ta ndezur atmosferën e luftës në Mitrovicë?”, pyeti z.Spahiu.

Postimi i plotë:

A u mor vesh se kush i vari nëpër shtylla gjithë ata qindra flamuj të Shqipërisë nëpër Kushtovë e Suhodoll? Këta flamuj kanë kushtuar mijëra euro. Kush I dha këto para? Nëse do t'i vendoste Presidenca, Qeveria apo Komuna e Mitrovicës nuk kish pasë nevojë me u mbajtë fshehtë autorsia. Nëse do t'i kish vendosë Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK, AKI, veteranët e luftës apo ndonjë organizatë tjetër legale, as këto nuk kishin pasë nevojë me fshehë autorësinë. Çka pret Policia e Kosovës që nuk e zbardhë rastin se cili shërbim sekret i huaj ka financuar këtë veprim për ta ndezur atmosferën e luftës në Mitrovicë? A u duket normale kjo gjë ministrit Xhelal Sveçla , drejtoreshës rajonale policisë, zonjës Afërdita R. Mikullovci dhe zyrtarëve tjerë përgjegjës, që ende nuk kanë dalë me komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat