Personi që u gjet dje i varur në litar në mal, lë pas gruan dhe një vajzë

Aktuale

Personi që u gjet dje i varur në litar në mal, lë pas gruan dhe një vajzë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 21:44
J.Mehanja

J.Mehanja, dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Viktima ishte 34 vjeçar. Sipas informacioneve të medieve, i ndjeri kishte braktisur veturën e tij diku në fshat dhe më pas nuk është gjetur. Por pas kërkimeve nga Policia, i ndjeri u gjet i varur.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladoc të komunës së Podujevës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete” deklaroi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat