Ramush Haradinaj kujton luftëtarët britanikë që shërbyen në Kosovë

Aktuale

Ramush Haradinaj kujton luftëtarët britanikë që shërbyen në Kosovë

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 13:06
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar luftëtarët britanikë që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR).

Në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, ish-kryeministri ka vendosur lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

“Në nderim të heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve britanik, sot në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Gjithashtu ai shkruan, “me këtë rast u bashkuam me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonëealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat