Haradinaj: Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme

Aktuale

Haradinaj: Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:05
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë njerëz dhe u lënduan 53 të tjerë.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova qëndron pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme.

“I tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.

Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat