Vlora Dumoshi kaloi me sukses një problem shëndetësor: Pas betejës tani ndihem mirë

Aktuale

Vlora Dumoshi kaloi me sukses një problem shëndetësor: Pas betejës tani ndihem mirë

Nga: M.L. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:27
Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së dhe ish ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi duket se këtyre ditëve është përballur me një sfidë shëndetësore.

Në një postim në Facebook deputetja ka falënderuar miqtë e saj për kujdesin e treguar, derisa ka thënë se pas betejës që e ka pasur tani ndihet më mirë.

“Të dashur,

Faleminderit për mesazhet dhe telefonatat, ju jam mirënjohëse për kujdesin. Forca është mbijetesë e gjatë, dhe pas betejës tani ndjehem mirë.

Shëndet dhe gjithë të mirat.

Ju dua shumë😘”, ka shkruar Dumoshi.

Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet në Facebook-un e saj, ku miq e bashkëpartiakë i kanë uruar më të mirat duke e admiruar për forcën e treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat