Konjufca për shpërthimin në Stamboll: Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave

Aktuale

Konjufca për shpërthimin në Stamboll: Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:34
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në shpërthimin e sotëm në Stamboll.

“Më trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll. Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se në shpërthimin e së dielës në Stamboll, gjashtë persona humbën jetën dhe 53 të tjerë u lnëduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat