Pozhari për deklaratat e Borellit, përdorë metaforën: Kur nuk e ngon nonën, e ngon njerkën

Aktuale

Pozhari për deklaratat e Borellit, përdorë metaforën: Kur nuk e ngon nonën, e ngon njerkën

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 13:32
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar deklaratat e krye diplomatit të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell,i cili tashmë ka treguar se ka paraqitur një propozim për zgjidhjen e situatës së tensioneve të reja mes Kosovës dhe Serbisë.

Pozhari ka hedhur dilema nëse zgjidhja e BE-së për këtë çështje do të jetë e mire.

"Qato SHBA insistonte që të shtyhet vendimi për targa. Se kur e marrin në dorë evropianët, veç zgjidhje të mirë nuk ka. Sa ka pas për liberalizim të vizave deri tash! Kur nuk e ngon "nonën", e ngon "njerkën", ka shkruar ai.

E kryediplomati Borell tha se liderëve të Kosovës e Serbisë u ka dhënë një propozim se si të zgjidhet situata.

“Kosova dhe Serbia më kanë mbajtur të zënë. Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamja e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë.” – u shpreh z. Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat