U kërkua dorëheqja e Armend Mehaj, Pozhari: Dikush e vuri në lajthitje ministrin

Aktuale

U kërkua dorëheqja e Armend Mehaj, Pozhari: Dikush e vuri në lajthitje ministrin

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 17:51
Xhevdet Pozhari

Njohësi i ҫështjeve politike, Xhevdet Pozhari në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklaratat për kërkesën e dorëheqjes, të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj.

Pozhari thotë se Ministri Mehaj mbetet ai i cili gjatë tërë mandatit i ka vizituar familjarët e dëshmorëve dhe ka treguar respekt të veçantë për ta.

Mirëpo, sipas tij dikush e ka vënë në lajthitje ministrin.

Postimi i plotë:

Pas veprimit ceremonial të FSK-së, paskan fillu me ia kërku dorëheqjen ministrit të mbrojtjes Armend Mehajt.

Mehajn për gjithçka mundesh me e kritiku, siç edhe kam bërë, por jo edhe në këtë rast! Ai mbetet ministri i cili gjatë tërë mandatit i ka vizituar familjarët e dëshmorëve dhe ka treguar respekt të veçantë për ta.

Veprimi i sotshëm me shumë gjasë ka ndodhur në mungesë të informacionit dhe dikush e ka vu në lajthitje ministrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat