Teknologjia që do thyejë ‘Zajednicën!’ / Shqiptarët po rilinden, s’ka shtypje që i zhduk!

Aktuale

Teknologjia që do thyejë ‘Zajednicën!’ / Shqiptarët po rilinden, s’ka shtypje që i zhduk!

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 14 nëntor 2022 Në ora: 18:10
Foto ilustrim, nga takimet e Albin Kurtit gjatë bisedimeve në Bruksel

Shqiptarët nuk mund të kthehen pas në kohë, dhe të pranojnë gabimet e atyre shqiptarëve që i bën në të kaluarën.

Gjithçka që nuk përmban firmë detyrimore, si një marrëveshje ndërkombëtare, nuk jemi dhe nuk duhet të pranojmë ta zbatojmë.

Madje, edhe disa marrëveshje të nënshkruara nga të tjerët, ku ne nuk kemi qenë pjesëmarrës duhet të kërkojmë ta rishikojmë.

Në fund të fundit, vet demokracia është evolucion, po ashtu edhe rendi i vlerave, dhe me këtë edhe e drejta ndërkombëtare.

Këtë e kushtëzon jo vetëm zhvillimi politik i shteteve, por mbi të gjithë zhvillimi shkencor dhe teknologjik.

Trafikut policor në ajër?

Së shpejti, po vijnë makinat fluturuese, pra, ku miliona njerëz do të kenë mundësi udhëtimi nëpër qiejt e hapur. Njëkohësisht gjatë udhëtimit nëpërmjet shteteve do të ketë edhe më shumë defekte, dhe mbase edhe nevojë për çlodhje.

Si do të mund të zgjidhet ky qarkullim, “aksidental” komunikimi i këtyre mesazheve, rojeve –trafikut policor në ajër? Si do të mund të zgjidhet një defekt i përnjëhershëm, si do të mund të zgjidhet ‘aterrimi i tyre’? Çka nëse ato kalojnë nga një shtet në tjetrin, pa një leje specifike të kërkuar? Çka nëse kemi një fluks të madh, tejet të papritur, dhe m e një situatë të pazgjidhshme?

A do t’i kthehemi, kodeve kanunore të vjetra, apo do të krijojmë kode të vlefshme dhe praktike, që rrisin shpejtësinë e qarkullimit dhe lëvizjes, si një automjet fluturues dhe si një automjet klasik!

Padyshim, që asnjë legjislacion ekzistues nuk e zgjidhë këtë situatë të pritshme, e cila kërkon edhe teknologji, matje, kufizime, bllokime, por edhe një riperceptim të masave të sigurisë.

Pse e solla këtë shembull, e para se këto makina fluturuese të ëndërruar, që nga shkrimtari i madh futurist Zhyl Verni (1828-1905), tashmë kanë dalur në treg, edhe pse ende jemi para një numri shumë të kufizuar dhe çmimi shumë të lartë?

Në fakt që me realizimet e para të këtyre veturave nga 300 mijë dollarë sa mendohej se do të kushtonte tashmë, çmimet kanë rënë në rreth 90 mijë dollarë. Por, ende ka një problem, nëse shpejtësia nuk mund t’ju pëlqejë, kohëzgjatja apo qëndrimi në ajër, ende është i kufizuar në rreth 20 minuta.

Duke e njohur mentalitetin e shqiptarëve, jam i gatshëm, të konsideroj se shqiptarët së shpejti do të bëjnë të pamundurën që t’i kenë ato në pronësi. Por, akoma edhe më shumë do të kemi probleme me ligjin – ligjin ndërkombëtar!

Image
Veturat fluturuese

Postulata: Nuk mund të formohet asociacion antikushtetues

Ndoshta, përkundër një vullneti të hekurt të fshehtë, nga grupe të fuqishme të konspiracionit ndërkombëtar, veturat fluturuese, do të na ribashkojnë në atdhe në tokat tona, dhe se di se çfarë do të bëhet me ‘transversalen e gjelbër’, që unë si një shpirt rilindësi, e shoh, një transversale të këputur nga ajo kuq e zi: Shkup-Prishtinë-Pazar i ri, toka e shenjtë e gjakut dardan!

Prandaj, besoj, se meqë edhe inteligjenca shqiptare po zgjohet nga hepimi prej teorive antishqiptare, ne nuk duhet të pranojmë asnjë asociacion antikushtetues.

Edhe kur ‘aksidentalisht’ abuzojnë me togun e FSK-së, dhe në vend të nderimit të viktimave ushtarake franko-gjermane, nderohen, në një varrezë-monument të përbashkët, pushtuesit tanë, gjenocidal, serbët, që kryen masakrat më të pabesueshme, 1912-1918, ndaj paraardhësve tanë, gjyshërve dhe gjysheve tona, pra pa vullnetin, dhe pa miratimin ‘zyrtar’, sipas Ministrisë së Mbrojtjes!

Por, pa miratimin e institucioneve tona, nuk mund të formohet asociacion antikushtetues. Kjo duhet të shërbejë si postulatë, jo vetëm pse drejtuesit aktual të shtetit ishin kundër sa ishin në opozitë apo bënin edhe opozitë brenda partisë, por sepse nuk guxon të lejohet rrënimi i projekteve shqiptare, duke na demonizuar në emër të fesë!

Në botën aktuale dominuese është shkenca, njohja dhe jo feja. Shqiptarët janë para një kulmi të shpërthimit shkencor, kështu që proceset do t’i vetvlerësojnë, edhe pa ndihmën e jashtme, dhe nuk do të mund të pranojnë marrëveshje në dëm, të së ardhmes sonë.

Image
Shqiptarët do bëhen miliona e miliona

Oferta aktuale antikushtetuese

Një nga njohësit më të mirë shqiptarë të çështjeve kushtetuese dhe të drejtës ndërkombëtare, prof.Dr.Enver Hasani, ka gjetur, jo vetëm të metat shumë të rënda të projektit për asociacionin, por edhe ka dhënë vërejtje shkencore, se çka nuk duhet të përmbajë statuti për të mos rrezikuar të ardhmen tonë shtetërore, dhe se në formën aktuale ai i ngjet Kushtetutës së Republikës së Bonjës, thuajse në tërësi.
“Drafti që është i besueshëm, po të analizohet dhe shikohet me Kushtetutën e Republikës Serbe dhe heqja ushtrinë dhe çështjet që kanë të bëjnë me ushtrinë, 80 % e më shumë është i njëjtë me Kushtetutën e Republika Serbe në Bosnjë. Këtu ka dy probleme. Në pjesën e përgjithshme, për të qenë ashtu siç po na thonë duhet të thonë neni 1: Asociacioni i komunave me shumicë është asociacion, i cili ka për qëllim koordinimin e punëve të komunave-nuk ka autorizime nga e drejta publike, konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai siç është nuk mund të akomodohet brenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Në publik garancionet që jepen, thotë nuk preket sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial. Kjo nuk mjafton, sepse ky draft, sovranitetin dhe integritetin se prek formalisht. Por, ti mund të jesh sovran dhe të mos jesh i pavarur. Vendet baltike kanë qenë vende sovrane, Polonia ka qenë e tillë, Bosnja ka qenë ashtu gjatë luftës, por s’ka qenë e pavarur në ushtrimin e juridiksionit”, ka deklaruar veç tjerash Hasani për media televizive.

Po ashtu sipas Hasanit, shteti i Kosovës ‘do ta humbte karakterin e vet unitar’. “Serbët lokalë asnjë lidhje nuk do ta kishin me qeverinë qendrore. Shtetësinë e kanë të Serbisë dhe këto të tjerat janë të integruara aty në mënyrë graduale. Asociacioni është autonomi regjionale pa asnjë dyshim. Sepse selia thotë përcaktohet më vonë”, ka thënë Hasani.

E pse ne duhet të bëjmë kaq shumë kompromise, nëse lufta është tek dera, siç e percepton edhe Europa, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Së fundi këtë e tha edhe ambasadorit gjerman në Greqi, Ernst Reichel. “Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës i tregoi gjithë botës se edhe në Europë siguria nuk është e garantuar. Të gjithë ata që besonin se në Europë lufta, varfërimi dhe vuajtja i përkisnin së shkuarës, u përballën me të kundërtën nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka 263 ditë që ka nisur ”.

Por, ne a do të mundemi, atëherë, të kalojmë dhe ndalojmë nëpër territorin e “Asociacionit”!

A do të duhet të marrim sërish leje në Serbi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat