Ministrja Haxhiu pranon se ka ndërhyrje në rastin Brezovica: Personat që ndërhyjnë do të hetohen për vepër penale

Aktuale

Ministrja Haxhiu pranon se ka ndërhyrje në rastin Brezovica: Personat që ndërhyjnë do të hetohen për vepër penale

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:16
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se derisa po bëhet ndërhyrje në rastin Brezovica, hetimet që po bëhen në këtë rast, janë ndër më të rëndësishmet që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas saj, ҫdo ndërhyrje që bëhet në këtë proces hetimor duhet të hetohet si vepër penale.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të thellë po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica. Hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.

Pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale.

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit për të penguar proceset hetimore, përbëjnë një kancer në sistemin tonë të drejtësisë, një kancer të cilit duhet të gjithë së bashku t'i japim fund dhe atë sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat