Aida Dërguti ironizon me Rron Gjinovcin pas arrestimit: Kur je me pushtetin, as dy sahat nuk rri në burg

Aktuale

Aida Dërguti ironizon me Rron Gjinovcin pas arrestimit: Kur je me pushtetin, as dy sahat nuk rri në burg

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:21
Aida Dërguti

Aida Dërguti ka ngacmuar paksa Rron Gjinovcin, drejtorin ekzekutiv të ORCA-s, i arrestuar sot pas aktivitetit në Universitetin e Prishtinës, ku bashkë me Dibran Hoxhën vërshëllyen me filikaqë e me zile të ndryshme në ligjeratën e Bujar Dugollit.

Dërguti ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ka ironizuar me këtë arrestim, që zgjati pak.

Ajo ka thënë se: "Kur je "shoqëri civile" e pushtetit, as dy orë nuk qëndron në burg"

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas arrestimit, Gjinovci e Hoxha janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat