Lulzim Peci: Sulmi ndaj Miodrag Milicevic është i patolerueshëm, dhe ai duhet të gjykohet dhe të dënohet

Aktuale

Lulzim Peci: Sulmi ndaj Miodrag Milicevic është i patolerueshëm, dhe ai duhet të gjykohet dhe të dënohet

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:26
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në një postim të tij në Facebook ka dënuar rastin e maltretimit të Miodrag Milicevic.

Ai shkruan se si pjesëtar i shoqërisë civile kërkon që të trajtohet me urgjencë nga organet përgjegjëse të Kosovës.

Sipas tij, ky rast dhet të gjykohet dhe dënohet.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të madh dhe i tmerruar e pranova lajmin nga komunikata e NGO Aktiv se Drejtori i saj dhe kolegu ynë i shoqërisë civile, Miodrag Milicevic është malltretuar fizikisht nga anëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës.

Si pjesëtar i shoqërisë civile kërkoj që ky rast të trajtohet me urgjencë nga organet përgjegjëse të Kosovës. Një trajtim i tillë që i është bërë kolegut tonë Miodrag Milicevic është i patolerueshëm, dhe ai duhet të gjykohet dhe të dënohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat