Haradinaj: Është marre me çu Bislimin në Bruksel, problemin e targave e zgjidh Departamenti amerikan i Shtetit

Aktuale

Haradinaj: Është marre me çu Bislimin në Bruksel, problemin e targave e zgjidh Departamenti amerikan i Shtetit

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 21:32
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se çështjen e targave mund ta zgjidhë vetëm Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas Haradinajt, është “marrë” dërgimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bruksel për të diskutuar për këtë çështje. Në vend të kësaj, thotë se Kryeministri Albin Kurti duhet t’i telefonojë dhe t’u thotë që e ka pranuar propozimin e tyre për shtyrje të afatit për targa.

“Është marre me çu Bislimin prapë në Bruksel, është marre besoni, për tabela. Është marre. Ma mirë është me ia ba një telefon “I accept your proposal”…Kha e shajnë Lajçakun, thojnë Lajçaku i keq e Borrelli i keq e s’lojnë gjë pa thanë, e tash vrap te Lajçaku. Lajçaku nuk e zgjidh këtë problem, as Bislimi. Këtë e zgjidh Departamenti i Shtetit të Amerikës. Shumë e thjeshtë është kjo situatë. Sa shkojnë ata me negociu me u ba hor, veç thirri ata që i kanë punët në dorë se është çështje e sigurisë. Thirri ata që i kanë punët në dorë dhe thuaju “E pranoj propozimin”, thuju “m’falni që jam vonu kaq shumë”. Kaq thjeshtë janë këto punë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat