Gazetari shqiptar: Trajkoviq është halë në sy e politikës në Serbi

Aktuale

Gazetari shqiptar: Trajkoviq është halë në sy e politikës në Serbi

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 00:05
Gazetari Idro Seferi

Gazetari Idro Seferi ka thënë se politikania serbe Rada Trajkoviq ka vazhdimisht vëmendje në Beograd për qëndrimet e saj që ka për politikën që ka të bëjë me Kosovën.

“Rada Trajkoviq mund të them se është një nga halat në sy të politikës në Serbi prej vitesh sidomos pas formimit atje të Listës Serbe, dhe ndryshimit të politikës ndaj serbëve të Kosovës. Në vazhdimësi është demonizuar në shtypin në Serbi, por ka qenë edhe shumë shpesh target i vet presidentit serb Aleksandar Vuçiq, por edhe i mediave në përgjithësi për faktin që ajo e ka kritikuar mjaft shumë politikën e Serbisë”.

“Po ashtu, ajo është munduar që të thotë se do të duhej një dialog ndryshe dhe tjetër me Kosovën. Shumë shpesh ajo është quajtur që jeton në Beograd dhe nuk përfaqëson serbët e Kosovës”,ka thënë Seferi në Edicionin Special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat