Haradinaj: Meqë Trajkoviq është aktive politikisht, qeveria duhet t’i ofrojë mbrojtje

Aktuale

Haradinaj: Meqë Trajkoviq është aktive politikisht, qeveria duhet t’i ofrojë mbrojtje

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 00:32
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se nuk i njeh rrethanat e jetës së Rada Trajkoviqit, por autoritetet kosovare do duhej t’i ofronin mbrojtje.

Ajo shprehet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po e shfrytëzon ish-deputeten Trajkoviq, në mënyrë që të përdorë këtë Beogradi si argument kundër autoriteteve të Prishtinës.

”Do të ishte mirë që qeveria t’i ofrojë mbrojtje, por secilit serb, që ndihet i kërcënuar, që ka qenë target i bandave kriminale, qoftë për çështjen teknike të targave apo edhe për pretendime politike siç është Rada Trajkoviq që ka shpreh mendimin e saj”.

Siç thotë Haradinaj-Stublla, Kosova një gjë të tillë s’do duhej ta lejonte, që kjo strategji e Aleksandar Vuçiqit të jetësohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat