Imami Bekim Jashari tregon se si e sheh ai atdhetarizmin

Aktuale

Imami Bekim Jashari tregon se si e sheh ai atdhetarizmin

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 10:02
Bekim Jashari

Imami Bekim Jashari, ka shkruar kësaj radhe për atdhetarizmin.

Jashari ka bërë një listë të asaj se si e sheh ai atdhetarizmin, duke e ndërthurur me elemente fetare.

Se si e sheh ai atdhetarizmin, ju sjellim shkrimin e tij.

Shkrimi:

Kështu e shoh Atdhetarizmin!

Atdhetarzëm është bojkoti ndaj produkteve serbe dhe inkurajimi i prodhimeve vendore dhe ngritja e cilësisë së tyre.

Atdhetarizëm është mos ofendimi që po i bëjmë njëri tjetrit në rrjetet sociale. 

Atdhetarizëm është t’i thuhet ndal ideologjive të huaja ekstremiste që në emër të fesë duan tjetërsimin tonë kombëtarë.

Atdhetarizëm është ngritja e arsimit dhe inkurajimi që nga familja për edukatë, moral dhe etikë.

Atdhetarizëm është të heqësh  dorë nga “aktet patriotike” në rrjetet sociale e ato t’i shndërrojmë në vepra, art, kulturë dhe mirëqenie.

Atdhetarizëm është t’i dëgjojmë të diturit e jo të shtypim të drejtën e tyre për të folur lirshëm.

Atdhetarizëm është të duash familjen, të afërmit dhe ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe të gjakut.

Atdhetarizëm është të mëshirojmë të vegjlit e të nderojmë e kujdesemi për të moshuarit.
 

Mbi të gjitha, besimtari në Zotin është doemos atdhetarë i mirë dhe i dobishëm për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat