Presidenti i Zvicrës: Ftoj Beogradin dhe Prishtinën të vazhdojnë dialogun e Brukselit, s’ka alternativë tjetër!

Aktuale

Presidenti i Zvicrës: Ftoj Beogradin dhe Prishtinën të vazhdojnë dialogun e Brukselit, s’ka alternativë tjetër!

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 10:22
Nefail Maliqi dhe presidenti zviceran Ignazio Cassis

Dje në hotelin Bellevue Palace të kryeqytetit të Zvicrës ne Bernë u mbajt Dreka presidenciale e APES me presidentin e Konfederatës Helevetike z. Ignazio Cassis.

Në drekën Presidenciale e Asociacionin e Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein (APES) që tashmë është bërë tradicionale morën pjesë mbi 80 mysafirë, kryesisht gazetarë botëror (45) të cilët ndjekin aktivitetet e qeverisë zvicerane dhe ato ndërkombëtare ku morën pjesë personalitete të ndryshme nga qeveria helevetike, ambasadat dhe përfaqësues të organizatave botërore në Gjenevë dhe Bernë.

Në këtë eveniment dreke pune me presidentin dhe shefin e diplomacisë zviceran z.Ignazio Cassis mori pjesë edhe gazetari ndërkombëtar Nefail Maliqi, editor dhe kryeredaktor i gazetës zvicerane Le Canton27.ch, njofton gazeta zvicerane.

Peter Kenny, president i ri APES ne duke ju uruar mirërseardhje ai falënderoi dhje përshëndetit pjesëmarrësit në rend të parë presideneitn e Zvicres z.Ignazio Cassis, zyrratrët e OKB-së si dhje përfaqësuesit tjerë nga departamentet e shteti helvetik ata të ekonomise, bankave,  biznesit dhe kulturës.

Pos gazetarëve dhe autoriteteve zvicerane në ketë drekë presidenciale prezentuan edhe ambasador të disa shteteve, sikur ambasadori zviceran në OKB z. Jürg Lauber, dy ambasadorë të Ukrainës Artem Rybchenko (në Zvicër) dhe ajo në OKB znj.Yvheniia Filipenko, ambasadorja Patrizia Danzi, drejtoreshe e DDC-së etj..

Presidenti i Zvicrës z. Ignazio Cassis fillimisht para mysafirëve, duke përshdnëndetur gazetarët ndërkombëtar, ai foli për situtaten në Zvicër (mos) integrimet, zhvillimet tjera politike dhe ekonomike perfshire ketu edhe zhvillimet e fundit në botë, sidomos në Ukrainë si dhe për rolin e  Zvicrës si një vend neutral në vatrat e krizave për vënien e paqes dhe stabilietin në rajon.

“Zonja dhe zotërinj, përfaqësues të shtypit të akredituar në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Është kënaqësi t’ju gjej në një konfigurim normal pas dy vitesh të shënuar nga pandemia. Por a mund të flasim me të vërtetë për « normalitet » kur më pak se 2000 km nga këtu lufta është ndezur? Kur vihet në pikëpyetje ekuilibri tradicional i fuqive të mëdha? Dhe se tundimi proteksionist, madje edhe nacionalist zë rrënjë ndërsa sfidat aktuale kërkojnë zgjidhje shumëpalëshe…” tha fillimisht para gazetarëve botëror presidenti  i Zvicres z.Cassis në konfrencën per media.

Sipas presidentit “Lufta në Ukrainë na kujton se paqja dhe demokracia nuk janë kurrë të garantuara, madje as në Evropë. Kërcënimi i mungesës së energjisë na ballafaqon me varësinë tonë nga njëri-tjetri, një varësi që bëhet sfidë kur një nga hallkat e zinxhirit prishet – ose mungon”.

“Megjithatë, kujdes nga reflekset e thjeshtuara: Tërheqja nuk është zgjidhje! Më keq, është vetë mohimi i Gjenevës ndërkombëtare ai që na mirëpret sot… Kjo Gjenevë në të cilën ju punoni dhe për të cilën unë jam i përkushtuar si Ministër i Punëve të Jashtme të Zvicrës – dhe si President i Konfederatës këtë vit”, shtoi Cassis.

“Përfitoj nga simbolika e këtij vendi dhe prania juaj për të nisur një apel: Ajo që na dallon nuk duhet të na ndajë! Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe të veprojmë në mënyrë të përbashkët dhe të bashkuar për të rivendosur sigurinë dhe ekuilibrin në Evropë dhe në botë. Zvicra e pranon këtë përgjegjësi si një vend demokratik dhe neutral. Të jesh neutral nuk do të thotë të jesh indiferent. Akoma më pak joaktive! Neutraliteti imponon të drejta dhe detyra, duke përfshirë atë të angazhimit për paqen”, ka thënë presidenti i Zvicrës.

Parimet e Luganos të miratuara në Konferencën e Rindërtimit të Ukrainës (URC) që organizuam këtë verë në Ticino do të udhëheqin rindërtimin e një Ukrainë të lirë dhe të pavarur. 

Udhëtimi im i fundit në Kyiv më lejoi të shihja madhësinë e nevojave dhe nevojën për t’i dhënë perspektivë dhe shpresë popullatës ukrainase.

Të premten mora pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Gjatë takimit tim me presidentin francez Emmanuel Macron, i ripërsërita mbështetjen tonë për komunitetin politik evropian. Kështu, Zvicra është e angazhuar, së bashku me partnerët e saj evropianë, për të promovuar kohezionin dhe dialogun në kontinentin tonë. Çfarë tregojnë këto fakte? Se Zvicra luan një rol qendror në qeverisjen evropiane dhe globale, si përmes mesazheve të saj ashtu edhe përmes veprimeve të saj konkrete.

Ne kete takim presidenti i Zvicrës, nga redaktori i gazatës zvicerane Le Canton27.ch është pyetur për marëdheniet Zvicër-Kosovë si dhe procesin e dialogut te Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. 

Lidhur me këtë ai është përgjigjur “Berna dhe Prishtina kane marëdhënie shumë të mira mes veti, ku për situatën aktuale në Kosovë kam mësuar më shumë nga vizita ime e fundit që kisha ne konferencën e Paqes në Paris në takimin me kryeministrin Albin Kurti, që përballë kisha homologun e tij serb”.

“Sa i përket dialogut të Brukselit, unë ftoj autoritet e Beogradit dhe Prishtinës që t’i japin përparesi vazhdimit të dialogut, ndryshe nuk ka alternativë tejtër për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka pohuar z.Cassis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat