Arbër Shehu nga Krusha e Vogël, nga 28 nëntori do të jetë drejtor në 'AstraZeneca'

Aktuale

Arbër Shehu nga Krusha e Vogël, nga 28 nëntori do të jetë drejtor në 'AstraZeneca'

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:58
Arbër Shehu

Arbër Shehu, shqiptari nga Kosova nga 28 nëntori do të jetë drejtor për Onkologji në kompaninë farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze, AstraZeneca.

Shehu në emisionin “Oxygen” tregoi se ishte vetë kompania ajo që i ka shprehur interesimin për shërbimet e tij.

Njëra prej tyre ka qenë si drejtor në AstraZeneca për Onkologji, për marrëdhënie mjekësore.Ka qenë një periudhë e gjatë e rekrutimit, mirëpo prej 28 nëntorit i kam thënë se do të jem drejtor në AstraZeneca për Onkologji”, është shprehur Shehu.

Tutje, ai tregoi edhe për atë se vendimet e tij i merr në bazë të intuitës.

“Ajo ndoshta si rezultat që dikush lexon, dikush ka eksperienca, dikush jetësore, dikush e ka babain që i tregon, unë s’e kam pasur fatin ta kem por unë e kam pasur fatin t’i kem dajallarët në Amerikë dhe prej fillimit ata kanë qenë baza që ma kanë dhënë atë shijen e Amerikës”, është shprehur Shehu.

Kujtojmë se kompania AstraZeneca është njëra nga kompanitë farmaceutike që e ka prodhuar njërën nga vaksinat më të suksesshme në botë kundër virusit COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat