Nagavci flet për orët e humbura në arsim, kështu i reagon Reshitaj

Aktuale

Nagavci flet për orët e humbura në arsim, kështu i reagon Reshitaj

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:21
Albena Reshitaj

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se buxheti për arsimin në vitin 2023 do të jetë mbi 82 milionë euro, apo 9.7 për qind më i lartë se i këtij viti.

Në raportimin në Komisionin për Arsim të martën, pjesë e së cilës nuk ishin deputetë të PDK-së dhe të LDK-së, ministrja Nagavci paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në qeveri.

Nga ana tjetër, ajo tha se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura ka qenë e ulët në javët e para, porse siç tha ajo, ka shenja të përmirësimit për javët në vazhdim.

“Vazhdon të mbetet sfidë puna dhe angazhimi për të kompensuar humbjet që janë bërë për nxënësit. Kalendari i miratuar nga ministria së paku në dy të shtunat e para ka pasur vështirësi serioze në implementim. Gjendja po vjen duke u përmirësuar dhe pres që në ditët në vijim pjesëmarrja të jetë më e madhe”, tha ajo.

Mirëpo, asaj i reagoi deputetja e AAK-së. Albena Reshitaj, e cila tha se duhet të krijohet një mundësi e realizimit dhe kompensimit të duhur të orëve.

“Po rezulton me një dështim në mbajtjen e këtyre orëve të humbura. Ju e thatë se është një sfidë, por konsideroj se duhet të trajtohet dhe të rregullohet, pasi këto orë të humbura, meqenëse keni deklaruar se orët duhet të zëvendësohen për fëmijët, pasi janë ata që kanë pasur më së paku faj në gjithë këtë situatë. Duhet të krijohet një mundësi e realizimit dhe kompensimit të duhur dhe jo vetëm për të thënë se po zëvendësohen, ndërsa në realitet është duke ndodhur diçka tjetër”, deklaroi Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat