Kurti për deputetët serbë që lanë mandatet: Nëse nuk duan, vazhdojmë me partnerët tjerë

Aktuale

Kurti për deputetët serbë që lanë mandatet: Nëse nuk duan, vazhdojmë me partnerët tjerë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 18:07
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti nga Austria ka thënë se dëshiron që sa më shpejt të plotësojë vendet e lira në veri të vendit, në qeveri e Kuvend, pasi serbët janë tërhequr nga institucionet kosovare.

Kurti, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA, ka thënë se nëse serbët nuk duan të rrinë në institucione, atëherë do të vazhdojnë me partnerët tjerë, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk mund të lejojmë vakum”, tha Kurti për APA, gjatë një vizite në Vjenë.

“Nëse nuk duan, duhet të vazhdojmë me partnerët tjerë. Të tjerët do të duhet të zënë vendin e dhjetë deputetëve serbë të parlamentit të Kosovës nga Lista Serbe, e cila është besnike ndaj Beogradit”, tha Kurti.

Mes tjerash, kreu i ekzekutivit kosovar foli edhe për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ndërrimin e policëve në veri.

“Po ashtu punonjësit e policisë do të duhej të ndërroheshin sa më shpejt dhe pa probleme, sepse duhet të garantojmë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë”.

“Do të duhet të organizojmë zgjedhje të reja për katër kryetarë komunash në veri të Kosovës”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat