Abdixhiku e afron njeriun që i besonte Rugova, Alush Gashi – e merr në SHBA

Aktuale

Abdixhiku e afron njeriun që i besonte Rugova, Alush Gashi – e merr në SHBA

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 18:53
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka nisur vizitën e tij zyrtare në SHBA, ku është pritur nga Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një gjë që është vërejtur nga fotografitë e publikuara nga Abdixhiku, është se pjesë e delegacionit është edhe Alush Gashi, anëtar i vjetër i LDK-së dhe njëri prej njerëzve më të afërt të ish-Presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Gashi ka qenë edhe këshilltar i Rugovës. Ai njihej si njëri prej njerëzve të besueshëm të Rugovës, ndërsa për një kohë ka ushtruar edhe detyrën e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe ministrit të Shëndetësisë.

Gjithashtu, Gashi në vitin 2006 përflitej edhe si njëri prej kryetarëve të ardhshëm të LDK-së. Ai ka qenë deputet në disa legjislatura të Kuvendit të Kosovës.

Një prej pozitave të fundit që Gashi e ka ushtruar ishteedhe ajo e këshilltarit të ish-kryeministrit të Kosovës në qeverinë e Avdullah Hotit.

Abdixhiku në SHBA, ka thënë se Escobarit i ka prezantuar pikëpamjet e LDK-së mbi gjendjen e fundit të sigurisë. Gjithashtu, siç ka njoftuar ai, ka shprehur edhe shqetësimin për degradimin e raportit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Z.Escobar i prezantuam dhe pikëpamjet tona mbi gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë, si dhe nevojën e koordinimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës me SHBA-të dhe me partnerët e tjerë. Koordinimi i tillë është garanci për të kapërcyer të gjitha sfidat. Në frymën e diskutimit që pata sot në Departamentin e Shtetit, shpreh edhe një herë shqetësimin tim dhe të LDK-së për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane. Për shtetin tonë të ri, aleanca me SHBA-të është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada. Aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të dhe me partnerët evropianë, Kosovës ia kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë. Populli i Kosovës është përjetë mirënjohës për gjithë angazhimin e partnerëve tanë”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat