Tensionet në veri/ Qeveria jep detaje nga takimi Bislimi-Lajçak - ja për çfarë diskutuan!

Aktuale

Tensionet në veri/ Qeveria jep detaje nga takimi Bislimi-Lajçak - ja për çfarë diskutuan!

Nga: A.M Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:15
Besnik Bislimi dhe Miroslava Lajçak

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

"Në këtë takim, u diskutua mbi rrugën përpara në procesin e dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren", thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrisë, përcjell "Bota sot".

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë. Zëvendëskryeministri Bislimi përsëriti interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Palët diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat