Osmani mbledh përfaqësuesit amerikanë të rajonit, temë partneriteti me ShBA-në

Aktuale

Osmani mbledh përfaqësuesit amerikanë të rajonit, temë partneriteti me ShBA-në

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:29
Ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim pune ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe përfaqësues të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në vendet e rajonit.

Siç bën të ditur Zyra e Presidentes në fokus të takimit ishte partneriteti me Shtetet e Bashkuara, rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e energjisë, bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë, njofton Klankosova.tv.

Presidentja Osmani lidhur me zhvillimet e fundit ka theksuar se institucionet kosovare mbeten plotësisht të angazhuara për të kontribuar në mënyrë aktive për paqe dhe siguri të qëndrueshme në vend dhe rajon, në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar.

Mes tjerash, Osmani ka nënvizuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara, aleaten kryesore të vendit dhe popullit tonë.

Në këtë drejtim, Presidentja ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve. Në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat