Hoti i kundërpërgjigjet këshilltarit të Bislimit

Aktuale

Hoti i kundërpërgjigjet këshilltarit të Bislimit

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:07
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe njëherësh deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur këshilltarit të Besnik Bislimit, Klisman Kadiu, pasi ky i fundit tha se se asnjë përfaqësues i Qeverisë së Kosovës nuk është takuar me kryenegociatiorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel.

Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Hoti tha se pavarësisht a është takuar a jo, Bislimi ka shkuar në Bruksel që të takohet me Petkoviqin.

“Këta e kanë marrë qeverisjen me kornizë të qartë të dakorduarn, me vendet e QUINT’it për marrëveshjen finale, me 11 pika, me 1 të parë njohjen reciproke, me pikë të dytë me cështjen e të pagjetureve, ndërsa sot jemi në një situatë në vend që të flasim për njohje reciproke, në vend që me i pas amerikanët në tryezë, duhet me shku Bislimi me u taku me Petkoviqin…Pavarësisht ai ka shkuar të takohet me të”.

“Tash po del që kryeministër KOT është ky njeri(Albin Kurti)”, përfundoi Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat