Memli Krasniqi përfundon vizitën në Bruksel, niset drejt Amerikës

Aktuale

Memli Krasniqi përfundon vizitën në Bruksel, niset drejt Amerikës

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:16
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se vizita e tij dyditore në Bruksel, ka përfunduar.

Ai ka njoftuar se është nisur drejt SHBA-ve.

Krasniqi ka thënë se edhe në SHBA pritet të zhvillojë takime të rëndësishme, siç ka shkruar ai, në shërbim të Kosovës.

“Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në kryeqytetin e Evropës – në Bruksel. Tani jam rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme, në shërbim të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat