Ministri Peci rikonfirmon mbështetjen e Gjermanisë për sektorin e bujqësisë

Aktuale

Ministri Peci rikonfirmon mbështetjen e Gjermanisë për sektorin e bujqësisë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:25
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po qëndron në Mal të Zi në kuadër të Takimit të 16-të të Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore në bashkëpunim me Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal.

Bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme Peci realizoi një takim me homologun e tij gjerman, njëherësh mik i dëshmuar i Kosovës, Ministrin e Ministrisë Federale për Bujqësi dhe Ushqim, Cem Özdemir, ku edhe njëherë u konfirmua gatishmëria e shtetit gjerman në mbështetje të sektorit të bujqësisë në Kosovë, në shumë projekte dhe ide që me këtë rast ia prezantoi ministri Peci.

“Biseduam për përkrahjen direkte të qeverisë gjermane karshi avancimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë, me ç’rast edhe e falënderova Özdemir për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE, e më specifikisht në përafrimin e politikave të përbashkëta bujqësore, projekte konkrete me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural, agroturizmin, sektorin e pylltarisë dhe politikat që fokusojnë zinxhirin e vlerës në zonat rurale”, u shpreh pas këtij takimi ministri Faton Peci.

Tutje, ai e pranoi ftesën nga Özdemir për pjesëmarrjen në Forumin Global për Ushqimin dhe Bujqësinë, i cili do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, me ç’rast Peci do të ketë mundësinë për ta adresuar progresin, politikat dhe hapat e ndërmarrë për t’u ballafaquar me sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë në Kosovë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat