Avdullah Hoti ‘shpërthen’ ndaj Besnik Bislimit: Është mashtrues, mashtron në çdo gjë që flet

Aktuale

Avdullah Hoti ‘shpërthen’ ndaj Besnik Bislimit: Është mashtrues, mashtron në çdo gjë që flet

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:30
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe njëherësh deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria ka mashtruar kur ka thënë se nuk kam dorëzuar dokumentin për të gjitha zhvillimet e dialogut me Serbinë.

Hoti në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është mashtrues, dhe çdo gjë që ai flet mashtron.

“Kur erdhën në qeveri e braktisën kornizën e dialogut, e kam protokolluar unë e di çfarë mashtrues janë këta. (Besnik Bislimi) Ai mashtron cdo gjë që flet, është mashtrues, nuk është mirë me u bazu shumë në fjalët e tij.

Kur e kam dorëzu mandatin publikisht në ceremoninë e pranim dorëzimit, e kam dorëzuar follderin e  kaltërt me të gjitha informatat e nevojshme të protokolluar. Aty ka pas gjitha informatat e nevojshme”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat