Donika Gërvalla reagon pas sulmeve në Poloni: BE ta ndal Putinin para se ta sjell luftën në të gjithë kontientin

Aktuale

Donika Gërvalla reagon pas sulmeve në Poloni: BE ta ndal Putinin para se ta sjell luftën në të gjithë kontientin

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:40
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, duke lënë të vrarë dy persona.

Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë më e vendosur për ta ndalur presidentin rus, Vladimir Putin përpara se ta sjell luftën në tërë kontinentin.

“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë më vendomërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat