Eksperti i sigurisë: A po luan Rusia me luftë kundër NATO-s, ja plani i saj

Aktuale

Eksperti i sigurisë: A po luan Rusia me luftë kundër NATO-s, ja plani i saj

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:39
Mediat lokale polake e shpërndanë këtë foto. Këtu thuhet se ka rënë një raketë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Agim Musliu ka shkruar në rrjetin social Facebook se, dy raketa ruse kanë goditur qytetin e Przeëodóë në Poloni, qytet ky kufitar me Ukrainën. Si pasojë e këtij sulmi, dy njerëz kanë mbetur të vdekur, ndërsa Kryeministri i Polonisë është duke mbajtur një takim me Këshillin e Ministrave për Siguri Kombëtare.

Musliu ka shkruar po ashtu se, pasi që po e humb luftën në Ukrainë, Rusia tani po mundohet ta sjellë atë edhe më afër duke sulmuar Poloninë, një shtet anëtar i NATO.

“Dy raketa ruse kanë goditur qytetin e Przeëodóë në Poloni, qytet ky kufitar me Ukrainën. Si pasojë e këtij sulmi, dy njerëz kanë mbetur të vdekur, ndërsa Kryeministri i Polonisë është duke mbajtur një takim me Këshillin e Ministrave për Siguri Kombëtare. Pasi që po e humb luftën në Ukrainë, Rusia tani po mundohet ta sjellë atë edhe më afër duke sulmuar Poloninë, një shtet anëtar i NATO. Ndërkohë, shtetet e NATO-s si SHBA dhe Estonia veçse kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të mbrojtur të gjithë territorin e aleancës. Cila do të jetë gënjeshtra e radhës e Rusisë, e cila do të përdoret si arsyetim?”, ka shkruar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat