Milazim Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e errët që po përgatit Vuçiqi me banditin e Putinit: Kanë ardhë për të vrarë..!

Aktuale

Milazim Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e errët që po përgatit Vuçiqi me banditin e Putinit: Kanë ardhë për të vrarë..!

Nga: A.M Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:56
Aleksandar Vuçiq me Ramzan Kadirov.

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar pas takimit të presidentit Aleksandar Vuçiq me Ramzan Kadirov.

Ai në një postim në Facebook tha se ka diçka të errët në këtë jarani të Kadirovit me Vuçiqin.

“Vuçiqi ka “zbuluar” se gjoja në veri ka pasur këto ditë disa çeçenë e çerkezë që kanë ardhë për të vrarë serbë e edhe për të rekrutuar shqiptarë për ndihmë Ukrainës. Pra, Vuçiqi po synon që konfliktit eventual në veri t’i japë ngjyrimin e Çeçenisë”, deklaroi Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Banditi i Putinit, Ramzan Kadirov, i ka dërguar sot Vuçiqit një dhuratë speciale çeçene, me të cilën Vuçiqi ka pozuar. Kjo është ajo që dihet. Ka diçka më të errët në këtë jarani të Kadirovit me Vuçiqin. Vuçiqi ka “zbuluar” se gjoja në veri ka pasur këto ditë disa çeçenë e çerkezë që kanë ardhë për të vrarë serbë e edhe për të rekrutuar shqiptarë për ndihmë Ukrainës. Pra, Vuçiqi po synon që konfliktit eventual në veri t’i japë ngjyrimin e Çeçenisë. Deri tash asnjë reagim i qeverisë sonë. Këta të mjerë qeveritarë dinë të sulmojnë e të fyejnë vetëm shqiptarë! Me raste edhe të nderojnë vrasësit e popullit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat