Mehaj: Qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar

Aktuale

Mehaj: Qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 23:27
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se lajmet e fundit e fundit për sulmin e raketave ruse ndaj Polonisë janë shqetësusese.

Mehaj, ka thënë se ekspansioni i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë mënyrë.

Ai thotë se ‘qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata’.

“Lajmet e fundit për sulmin raketor rus ndaj Polonisë janë vërtetë shqetësuese. Ekspansionimi i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë formë”, ka thënë Mehaj.

“Ne bashkohemi në dënimin e këtij sulmi dhe qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata. Mbrojta e sovranitetit, ruajta e paqes dhe stabilitetit është obligimi ynë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat