Si mund të veprojë NATO kur i sulmohet një vend anëtar? Flet ish-ushtaraku Gashi

Aktuale

Si mund të veprojë NATO kur i sulmohet një vend anëtar? Flet ish-ushtaraku Gashi

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 07:45
Xhavit Gashi

Ish-ushtaraku, Xhavit Gashi, deklaroi se nëse konfirmohet raportimi i disa mediave ndërkombëtare që Rusia sulmoi me raketë territorin e Polonisë – shtet anëtar i NATO-s ku mbetën të vdekur dy persona, atëherë kjo e detyron Aleancën Veriatlantike që të aktivizojë nenin 5.

“Ajo që tashmë dihet është se nëse sulmohet një vend i NATO-s, atëherë NATO-ja është e detyruar të veprojë kundër shtetit sulmues”, tha ai.

Megjithatë, sipas Gashit, situata e tanishme edhe mund të jetë shqetësuese, por me faktin që Rusia vetëm se po tërhiqet nga disa zona në Ukrainë, kemi parë edhe dobësimin e ushtrisë së saj.

Ai konsideron se Rusia nuk është në atë gjendje që të sulmojë shtetet tjera anëtare të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat