Transmetimi në gjuhën serbe nga Russia Today, ja si e komenton profesori universitar

Aktuale

Transmetimi në gjuhën serbe nga Russia Today, ja si e komenton profesori universitar

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 08:21
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi ka thënë se transmetimi në gjuhën serbe i Russia Today, e i cili nisi të martën është një tjetër sulm ndaj përpjekjeve për paqe në Ballkan dhe në Bashkimin Evropian. 

Sipas tij, kjo dëshmon forcimin e mëtejshëm të ‘vëllazërisë sllave’ në Ballkan.

“Transmetimi në gjuhën serbe nga Russia Today është një tjetër sulm ndaj përpjekjeve për paqe në Ballkan dhe BE, duke dëshmuar forcimin e mëtejshëm të ‘vëllazërisë sllave’ në zemër të Evropës”, ka shkruar Fetoshi në Twitter.

Ndryshe, kanali shtetëror rus, Russia Today (RT), njoftoi të martën se ka nisur transmetimin online të programit në gjuhën serbe.

Ndryshe, lajmi se kanali shtetëror rus Russia Today (RT) është konfirmuar në Twitter nga kryeredaktorja, Margarita Simonyan, me mesazhin: “Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”.

Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e RT-së në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.

"Me siguri, askund në botë nuk na kanë pritur aq shumë sa këtu. Unë dua t'u drejtohem serbëve të dashur në gjuhën e tyre: 'Vëllezër, shikoni RT'", tha Simonyan në një njoftim zyrtar të televizionit shtetëror rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat