Szunyog: Kam besim se Këshilli merr vendim për vizat në këtë vit

Aktuale

Szunyog: Kam besim se Këshilli merr vendim për vizat në këtë vit

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 11:39
Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur sot edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka përgëzuar presidencën çeke rreth angazhimit të saj në procesin e heqjes së vizave për Kosovën.

“Kam besim se do të merret vendimi nga Këshilli para përfundimit të këtij viti. Do të merret vendimi gjatë vitit 2022.

Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do të heqim një problem nga tavolina”, tha Szunyog, në debatin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat