Berisha: Besnik Bislimi: "Nuk jam Nostradamus", po rren se është!

Aktuale

Berisha: Besnik Bislimi: "Nuk jam Nostradamus", po rren se është!

Nga: H.O. Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 14:12
Kimete Berisha/ Besnik Bislimi

Opinionistja Kimete Berisha në një shkrim autorial në Facebook ka komentuar deklaratën e zë/kryeministrit Besnik Bislimi.  

Ajo shkruan se ai nuk po tregon të drejtën, madje ‘foret’ i ka vjedhur nga Rexhep Qosja.

Sipas saj, Qeveria, përmes Besnik Bislimit, po tregon se politikën e bëjnë me parashikime e jo me plane.

Postimi i plotë:

Besnik Bislimi: 'Nuk jam Nostradamus'.

- Po rren, se është!

Pse s'po tregon drejt...

Pasi i hoqi dyshimet e popullit se nuk është Nostradamus, Besnik Bislimi tha se pas të hënës vjen e martja.

Parashikim është edhe ky.

Demek, pas Hënës vjen Marsi.

Hëna simbolizon dashurinë, kurse Marsi simbolizon luftën.

Edhe këtë forë të lodhur, Besnik Bislimi, e ka vjedhur nga Rexhep Qosja (i cili ku me ditë se prej kujt e ka huazuar).

Rexhep Qosja e ka pas përdorur këtë shprehje në një moment kritik për Kosovën.

Ka pas thënë: 'E vetmja gjë e sigurt është se nesër është e hënë'.

E ka pas dridh armikun.

P.S. Qeveria, përmes Besnik Bislimit, po tregon se politikën e bëjnë me parashikime e jo me plane.

Pikërisht pse nuk je parashikues i fatit (nëse nuk je), duhet ta kesh një plan.

(Nëse je parashikues, dije mirë se kanë me t'nxan).

Pyetja është: Çka ka në plan qeveria pas 21 nëntorit 2022, e jo çka parashikon qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat