Qeveria demanton se Kosova kërkoi Asociacion në Luginë

Aktuale

Qeveria demanton se Kosova kërkoi Asociacion në Luginë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:15
Pamje nga takimi në Bruksel

Sot në media është raportuar se Kosova ka propozuar themelimin e Asociacionit në Luginë të Preshevës.

Por, këtë lajm e ka demantuar Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

“As ky lajm, nuk është i vërtetë”, ka shkruar Kadiu.

Kujtojmë se në media gjatë ditës së sotme është raportuar se në takimin në Bruksel, Kosova e Serbia nuk ka arritur ndonjë pajtueshmëri sa i përket çështjes së targave, apo rikthimit të zyrtarëve serbë në institucionet e vendit.

Këto raportime kanë bërë të ditur se pala kosovare ka propozuar që me krijimin e Asociacionit në Kosovë, të themelohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat