Alarmon Kurti: Serbia po armatos veriun, janë infiltruar edhe celula paramilitare dhe banda kriminale për të shkaktuar trazira

Aktuale

Alarmon Kurti: Serbia po armatos veriun, janë infiltruar edhe celula paramilitare dhe banda kriminale për të shkaktuar trazira

Nga: N. Sh. Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:36
Pamje nga veriu

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, thotë se Serbia ka futur legalisht armatim dhe po i armatos qytetarët serbë në veri të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Serbia ka infiltruar edhe celula paramilitare dhe banda kriminale në veri.

Sipas tij, ata janë futur në veri për të shkaktuar konflikte dhe trazira të armatosura.

Postimi i plotë:

ASNJË POPULL NUK KA MËSUAR MË PAK SE NE SHQIPTARËT NGA E KALUARA JONË E HIDHUR!

Ndërsa armiku shekullor prapë po na troket në derë, politika dhe Mediat e Kosovës merren me inskenime, Intriga dhe komplote.

Shumica e qytetarëve të Kosovës e kalojnë kohën nëpër dasma e ahengje tallava sikurse të mos ndodhte asgjë!

Serbia tanimë ka futur ilegalisht armatim duke armatosur qytetarët serbë në veri të Kosovës!

Qeveria Serbe gjithashtu ka infiltruar celula paramilitare dhe banda kriminale për të shkaktuar konflikte dhe trazira të armatosura në veri të Kosovës.

TIME TO ËAKE UP!

NGA ARMIKU NUK TË MBRON VALLJA DHE TALLAVAJA!

Qeveria e Kosovës të mobilizojë popullin në çdo aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat