Memli Krasniqi takohet me profesorin Daniel Serwer në Washington DC, flasin për situatën në veri

Aktuale

Memli Krasniqi takohet me profesorin Daniel Serwer në Washington DC, flasin për situatën në veri

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 21:23
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ku sot ka takuar profesorin Daniel Serwer, që është njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor. 

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se me Serwer kanë folur për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike.

“Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike. Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat