“Paskan pas me gri Kurtin”/ Pozhari ‘shpërthen’ pas akuzave ndaj kryeministrit - ‘godet’ përkrahësit e Thaçit

Aktuale

“Paskan pas me gri Kurtin”/ Pozhari ‘shpërthen’ pas akuzave ndaj kryeministrit - ‘godet’ përkrahësit e Thaçit

Nga: A.M Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 07:05
Xhevdet Pozhari dhe Albin Kurti

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ashpër pas kritikave që po iu bëhen kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Asociacionin.

Pozhari potencoi faktin se ata që e kanë nënshkruar Asociacionin dhe e kanë themeluar Gjykatën Speciale, janë të njëjtit që e sulmojnë sot Albin Kurtin.

“Me ia pas shkaktu Kurti gjithë këto dëme Kosovës, e jo Hashim Thaçi, paskan pas me e gri.

E, hala ka njerëz që Hashim Thaçin e konsiderojnë hero me gjithë koston e lartë që e bartë Kosova shkaku i gabimeve të tij politike”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vet e kanë nënshkru Asociacionin, vet e kanë themeluar Gjykatën Speciale, e sot janë të njëjtit që e sulmojnë Albin Kurtin.

Me ia pas shkaktu Kurti gjithë këto dëme Kosovës, e jo Hashim Thaçi, paskan pas me e gri.

E, hala ka njerëz që Hashim Thaçin e konsiderojnë hero me gjithë koston e lartë që e bartë Kosova shkaku i gabimeve të tij politike.

Definitivisht hipokrizi e skajshme, standarde të dyfishta, njerëz me kah 10 fytyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat