Ambasadori Martin Berishaj intervistohet sot nga Komisioni për Energji

Aktuale

Ambasadori Martin Berishaj intervistohet sot nga Komisioni për Energji

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 08:09
Ambasadori Martin Berishaj

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 11:30, do të mbajë mbledhje.

Në rend dite është intervistimi i Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci.

Ndryshe komisioni hetimor i energjisë deri tani kanë mbajtur disa mbledhje, si dhe kanë intervistuar dëshmitarë nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj, kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar, Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat