Zgjedhjet në Veri, partitë politike kanë afat të aplikojnë për certifikim deri më 21 nëntor

Aktuale

Zgjedhjet në Veri, partitë politike kanë afat të aplikojnë për certifikim deri më 21 nëntor

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 10:45
Ilustrim

Më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike është nga 15 nëntor deri më 21 nëntor.

“Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë.

Prishtinë, 17 nëntor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.

Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat