6 ditë afat për regjistrim të partive garuese

Aktuale

6 ditë afat për regjistrim të partive garuese

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat e vendit, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan është nga 15 nëntori deri me 21 nëntor.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, sipas të cilit, me këtë afat, njofton të gjitha subjektet politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare.

“Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,

përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, njofton KQZ.

Zgjedhjet e parakohshme lokale në këto katër komuna të Republikës mbahen me 18 dhjetor, pasi kryetarët e tyre, që ishin nga komuniteti serb, kanë dhënë dorëhqeje.

Krejt kjo nën direktivat e Beogradit zyrtar që nëpërmjet Listës Serbe, ka shtyrë ata të braktisin detyrat në mes të mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat